Elita shfaq përsëri format bombastike para pasqyrës

Elita Rudi është emri që me qindra herë dëshmoi suksesin e saj në gazetari.

Me vite në ekran ia ka arritur të bëhet moderatorja më e suksesshme dhe më e ndjekur në ekranet shqiptare, shkruan Kosovarja.

Ashtu siç i ka bërë emisionet e saj të veçanta dhe të dalluara, njësoj kanë qenë edhe prezantimet e saj skenike.

Tanimë që ka muaj që është larg ekranit për shkak të djalit të saj, ajo përsëri po vazhdon të ketë të njëjtin impakt tek adhuruesit e saj.

Stili dhe kombinimet e veshjeve që po bën, po marrin vëmendje dhe po bëjnë bujë gjithandej.

Elita edhe këtë herë befasoi me veshjen e saj, e po ashtu me format bombastike që i shfaqi edhe një herë para pasqyrës së saj. /Kosovarja/