Eliot Engel thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet t’i përfshijë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Këtë deklaratë, Engel e ka bërë në një letër drejtuar kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi duke e ftuar atë të vizitojë Uashningtonin për të diskutuar rreth kësaj çëështje.
“Megjithëse e ardhmja e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare duhet të marrë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve dhe perspektivën për zhvillim ekonomik në Luginën e Preshevës”, ka thënë Engel.

Ndërkohë, Arifi ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Engelit dhe do të diskutojë në Uashnington për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.