Eliminimi i hershëm nga Evropiani mund ti kushtojë trajnerit të Holandës

Kombëtarja e Holandës është eliminuar mbrëmë nga faza 1/16 e “Euro 2020”, pasi u mposht nga Çekia 2-0, transmeton lajmi.net.

Ky eliminim i hershëm siç duket nuk do të kalojë pa pasoja nga ‘Tulipanët’.

Sipas mediave holandeze, shumë anëtarë të bordit të Federatës së Holandës janë të pakënaqur me eliminimin.

Pasojat e kësaj humbjes do ti bartë trajneri Frank de Boer i cili thuhet se do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

51- vjeçari morri postin e trajneri të Holandës vitin e kaluar dhe mund të shkarkohet tani shkaku i eliminimit të hershëm nga Kampionati Evropian.