Elijona, një nga finalistet e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj në reality show.
Ajo shpesh komunikon me ndjekësit përmes sesioneve me pyetje dhe përgjigje në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Gjatë një prej këtyre sesioneve, një ndjekës e ka pyetur për gjatësinë e saj. Elijona ka treguar se është 1.75 centimetra e gjatë, duke dhënë kështu një nga detajet personale që shpesh zgjon kureshtje te publiku.
Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në Gjermani.




