Elif Elmas, futbollisti më i mirë jashtë vendit: Jam i lumtur për çmimin

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriui, Elif Elmas, fitoi cmimin e futbollistit më të mirë jashtë vendit. Lojtari i Napolit pati një sezon shumë të mirë me skuadrën italiane dhe reprezentacionin e RMV-së.
“Ky është viti i tretë që jam pjesë e më të mirëve. Jam i lumtur që fitova këtë çmim, shpresoj ta arsyetojë me paraqitje edhe më të mira. Falënderojë FFM-në për besimin, dëshirojë t’ju urojë festat e fundvitit dhe t’ju dëshirojë shëndet dhe fat në vitin e ri”, tha Elmas./gazeta Lajm/