Eleni Foureira thuhet se ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë të martën (7 shkurt).
Sipas informacioneve që kanë shpërndarë mediet greke, këngëtarja dhe partneri i saj, Alberto Botia, janë bërë prindër për herë të parë – të një djali.
Lajmin për shtatzëni ndërkohë artistja shqiptare e kishte bërë të ditur më 13 nëntor.
E shtrirë në një shtrat pranë Albertos, partnerit të saj dhe babait të vogëlushit, ajo njoftoi se do të kenë fëmijën e parë.
Pak para se të lindte, këngëtarja e njohur ka folur për revistën “Vogue Greece” për përpjekjet që ka bërë deri sa mbeti shtatzënë dhe IVF-në e dështuar që kishte.
“Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, thjesht e kam pasur shumë të vështirë. Kam kohë të gjatë që po mundohem, thjesht ishte më e vështirë për mua, si për shumë gra të tjera. Dua t’u them atyre se nuk duhet të zhgënjehen kurrë”, deklaroi fillimisht ajo.




