Elegancë dhe dashuri në Venecia: Halsey krah Avan Jogias në premierën e filmit të ri

Halsey u shfaq e dashuruar dhe plot energji pranë të fejuarit të saj, aktorit Avan Jogia, në premierën e filmit “The Smashing Machine” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

Këngëtarja 30-vjeçare, e njohur me emrin e saj të lindjes Ashley Frangipane, zgjodhi një fustan të verdhë sateni, elegant dhe transparent, që theksonte figurën e saj.

Ndërsa pozonte për kamerat, ajo u pa duke kërcyer dhe rrotulluar me Avanin, i cili kishte zgjedhur një kostum me vija ngjyrë jeshile ulliri dhe këmishë rozë të çelët, duke u dukur po aq në harmoni me atmosferën e mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Më herët gjatë ditës, Halsey kishte tërhequr vëmendjen në mbërritjen e saj në hotelin Excelsior, e veshur me një fustan sateni ngjyrë argjendi me supe jashtë dhe bust korseje, të kompletuar me taka me rrjetë e xixa.

Përveç paraqitjes së saj glamuroze, Halsey ka qenë së fundmi në qendër të diskutimeve pas reagimeve mbi filmin e saj “Americana”, i cili hasi vështirësi në arkëtime pas polemikave të shkaktuara nga një reklamë e bashkë-yllit të saj Sydney Sweeney.

Megjithatë, artistja i ka dalë në mbrojtje regjisorin Tony Tost dhe ekipin e filmit, duke theksuar se puna e tyre meriton vlerësim përtej zhurmës mediatike.