Ka përfunduar pjesa e parë e ‘El Clasico’.
Barcelona e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ‘El Clasico’ që po zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’.
Katalanët kontrolluan gjithçka në pjesën e parë. Ata fillimisht rrezikuan me Pierre Aubameyang e Ousmane Dembele, por Courtois bëri dy pritje të mira radhazi.
Më pas, Real Madrid rrezikoi me Fede Valverde, por Ter Stegen reagoi mirë, për të mbajtur portën e paprekur.
Gjithçka u zhbllokuar kur Dembele depërtoi nga krahu i djathtë dhe dha një harkim të mirë për Aubameyang, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Vinicius mund të barazonte shifrat, por një rrëzim i tij i kotë, nuk habiti gjyqtarin. Pak minuta pas rastit në fjalë, Barca dyfishoi epërsinë me Ronald Arauajo, i cili u gjend më së miri në zonë, pas harkimit nga këndi.
Dembele e mbylli pjesën e parë me dy asistime, kurse Barca me dy gola epërsi dhe një dominim të dukshëm.