Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë, të premten ka ekstraduar shtetasin kosovar I.E., nga Kroacia për në Kosovë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre kroate”, thuhet një njoftim.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.