Ekspertët nga Kina e OBSh-ja fillojnë inspektimet në terren mbi koronavirusin

Një ekip ekspertësh nga Kina e OBSH-ja ka filluar inspektimet në terren mbi parandalimin e kontrollin e epidemisë së koronavirusit të ri.

Ekipi i punës ka bërë vizita në Pekin dhe të martën do të niset për në Guangdong dhe Sichuan.

Ekipi ka vizituar Qendrën Kineze për Parandalimin e Kontrollin e Sëmundjeve, si dhe në një spital dhe një zonë banimi në Pekin, duke pasur shkëmbime teknike me zyrtarë dhe ekspertë përkatësë.

Anëtarët e ekipit kanë marrë pjesë në një simpozium të zhvilluar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, për t’u njohur më shumë me masat e Kinës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.(Jiang Lei)