Ekskluzive: Vetëvendosje merr vendim për Albin Kurtin se a do të jetë në listë si kandidatë për kryeministër

Prej kur është publikuar aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, janë ngritur dilema të shumta lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit për kryeministër, shkruan “Bota sot”.

Kjo për shkak se vendimi i Kushtetueses thotë që nuk lejohet askush të kandidojë për deputet, nëse është i dënuar për ndonjë vepër penale në tri vitet e fundit.

Por gazeta “Bota sot” përmes burimeve të saja brenda Vetëvendosjes mëson se lista për kandidatët për deputetë është afër kompletimit, ndërsa si prirës i saj është Albin Kurti.

Të njëjtat burime i kanë thënë “Bota sot” se lista do të finalizohet brenda kësaj jave dhe do të bëhet publike.

Burimet kanë thënë se brenda VV-së nuk janë të shqetësuar për refuzimin e Kurtit si kandidat për kryeministër, e në këtë mënyrë e kanë vendosur në krye të listës./Botasot