Ekskluzive: SHBA e shqetësuar për deklaratat e partive opozitare kundër Planit Evropian

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se janë të shqetësuar me deklaratat e krerëve të partive opozitare në në lidhje me Planin Evropian.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së. Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”, thuhet në një përgjigje të ambasadës amerikane për Klankosova.tv.