Ekskluzive/ Për herë të parë një shtetas amerikan këshilltar i jashtëm politik i Kryeministrit të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik të Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut.

Me këtë rast kryeministri Kurti i ka uruar këshilltarit Tienmu Ma, suksese në punën e përbashkët në udhëheqje të ekzekutivit.