Ekskluzive: Nesër do të testohen të gjithë të burgosurit në Shutkë, dyshohet për 15 të infektuar me COVID 19

Gjatë ditës së nesërme do të testohen të gjithë të burgosurit që gjenden në burgun e Shutkës, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga burgu.
Këto informacione i konfirmon për Gazetën tonë edhe avokati Naser Raufi, në bazë të bisedave jozyrtare që ka pasur me përfaqësues të burgut.
Sipas Raufit në Shutkë gjenden mbi 200 të burgosur, që janë të vendosur në paraburgim, burg të hapur, të mbyllur dhe në izolim. Në mesin e tyre është edhe djali i prespanit 47 vjeçar që dje ndërroi jetë. Ai i pari pritet të testohet gjatë ditës së nesërme. Burime jozyrtare nga burgu kanë thënë për avokatin Raufi se dyshohet që së paku edhe 15 të burgosur dyshohet të jenë të infektuar me Koronavirus, por ai thekson se duhet pritur rezultatet zyrtare te testimeve që do të bëhen. Megjithatë paralajmëron se kushtet në Shutkë janë tejet të rënda, që shton edhe më tepër frikën për përhapje të virusit.