Ekskluzive: Nëse fiton BDI-ja Artan Grubi zv/kryeministër, Musa Xhaferi ministër i ekonomisë!?

Edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore nuk janë të eksponuar në opinion si më herët, Musa Xhaferi dhe Artan Grubi vazhdojnë të mbeten njerëzit më të afërt të Ali Ahmetit. Burime partiake madje thonë se Grubi e Xhaferi për shumë çështje janë edhe më të fuqishëm se vetë kryetari i partisë dhe kjo do tw vërtetohet me postet qw do t’i marin nwse BDI fiton zgjedhjet.
“Ndikimi i tyre është i theksuar te politikat kadrovike të partisë, sepse 90 për qind ata vendosin prej te punësimi më i thjeshtë e deri te postat e ministrave, zëvendës ministrave e drejtorëve”, thonë burime partiake.
Po pse nuk i vendosi Ali Ahmeti në listat e kandidatëve për deputetë?, ishte pyetja jonë ndaj tyre.
“Loja e Alisw në këto zgjedhje është që të krijojë bindje nw opinion se e ka reformuar partinw. E din se qytetarët nuk kanë mendim të mirë për Artanin dhe Musën, prandaj nuk i kandidoi. Do e shihni sapo të kalojnë zgjedhjet, shumë njerëz do të dëshpërohen. Artan Grubi e Musa Xhaferi prapë do jenë figurat më të fuqishme”, theksojnë këto burime.
Sipas tyre, Ahmeti prej tash ua ka rezervuar postet Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Grubi planifikohet për zëvendës kryeministër për eurointegrime, kurse Musa Xhaferi për ministër të ekonomisë. Bujar Osmani pritet të marë Agjencinë për zbatimin e ligjit të gjuhëve, kurse Kreshnik Bekteshi zëvendës drejtor në ELEM.