EKSKLUZIVE: Ali Ahmeti tërthorazi pranon se ka sharë shqiptarët dhe pronarin e Alsat-M! (VIDEO)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur në Çim Peka Live të Syri tv edhe për përgjimin ku u kap ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili thoshte se shqiptarët nuk vlejnë as 5 para.

“Është populli që më çon në opozitë, jo Zoran Zaevi. Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para. Janë mbi 100 mijë përgjime dhe në asnjë moment nuk gjenden fyerje për bashkëatdhetarët e mi maqedonë. Jam i zhgënjyer edhe nga partitë maqedone që hynë në panik, kur unë shpalosa idenë. Të isha në vendin e tyre do i përshëndesja për guximin”, tha Ahmeti, raporton Almakos.

Ndërkohë moderatori e ka pyetur se a i ka sharë Ali Ahmeti shqiptarët? Për më tepër ndiqeni përgjigjen e tij në videon në vijim: