Ekonomistët pohojnë se qytetarët nuk blejnë më si dikur

Ndryshimet në normat e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe modeli i ri i mbledhjes së kësaj takse gjatë importit të energjisë elektrike dhe gazit nuk është justifikim për uljen e fluksit hyrës në buxhet për shtatë muajt e parë, sepse kjo rrethanë dihej tashmë gjatë planifikimit buxhetor. Paratë nga shitja e këtyre energjive kanë hyrë në thesarin e shtetit, sipas ekonomistëve.