Mbrojtja e Mustafës thotë se misioni tjetër në Kosovë do të fillojë më 16 prill deri më 23 prill, ndërsa thotë se i duhet kohë për të finalizuar projektin e tyre për dëshmitarët.
Ndërsa, ZPS’ja thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.
“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes. Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuajgjyaktës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit.
Seanca ndaj Salih Mustafës po vazhdon të mbahet në Gjykatën Speciale në Hagë.