Dy ekipe paqeruajtësish të policisë kineze, të përbërë nga gjithsej shtatë oficerë, janë nisur për misionet e Kombeve të Bashkuara në Republikën Afrikanoqendrore dhe Qipro, njoftoi të premten Ministria e Sigurisë Publike.
foto nga Xinhua
Një ceremoni nisjeje u mbajt në Pekin të enjten për të dy ekipet, tha kjo ministri, duke shtuar që, pasi të arrijnë në zonat e misionit, paqeruajtësit do të përqendrohen në mbrojtjen e sigurisë së civilëve, ndihmën për zhvillimin e sistemeve vendore të policisë, mbështetjen e përpjekjeve humanitare të ndihmës dhe mbrojtjen e personelit dhe strukturave të OKB-së.
foto nga Xinhua
Si një vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina përkrah e merr pjesë aktive në operacionet paqeruajtëse të OKB-së. Një zyrtar i ministrisë vuri në dukje se policët paqeruajtës kinezë do të kryejnë detyrat e tyre sipas mandatit të OKB-së, duke përfshirë luftën kundër krimit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rindërtimin e kapaciteteve vendore të zbatimit të ligjit.


