Einxhel tregon se Dagz ishte i sëmurë gjatë natës, thotë se e kapi “mësyshi”

Einxhel është shumë aktive me postimet e saj në rrjete sociale.

E së fundi, përmes postimeve ka zbuluar se Dagz nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Shkaktarin e kësaj gjendjeje, moderatorja e ka gjetur te “syri i keq”.

“E kanë marrë çunin e madh më sysh. Ka qënë sëmurë gjithë natën” shkroi ajo krahas fotografisë ku Dagz shihej duke fjetur.

Kujtojmë që dyshja kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se pranuan se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ata do të bëhen prindër të një djali./Lajmi.net/