Einxhel Shkira e “thumboi”, Armina Mevlani sqaron çka ka ndodhur mes tyre

Einxhel Shkira padyshim është njëra ndër ish banorët e “BBV”, më të komentuar.

Ajo edhe pas këtij reality-show, vazhdon e komentohet për lidhjen e saj me Dj Dagzin, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo po komentohet edhe për marrëdhënien mes saj dhe moderatoren Armina Mevlanin.

Marrëdhënia e tyre flitet për një “krisje”.

Mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Armina sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i “Big Brother”, ishte thjesht mendimi i saj.

Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të.

“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek BB. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë S’dua ta shoh me sy, ajo ajo ashtu e mori. U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetëm. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete”, sqaroi Armina.

E gjitha nisi kur moderatorja Armina Mevlani tha për Einxhelin se ishte ndër personazhet më pak të preferuara në “Big Brother”.

Herën e fundit në “Goca dhe Gra”, teksa ishte e ftuar, Einxhel tregoi se nuk i kishte pëlqyer aspak deklarata e Arminës.