Einxhel merrë një këshillë të vlefshme nga miku saj Flori Gjini

Ndonëse hyri tri javë më vonë në shtëpinë e famshme të Shqipërisë por arriti të bëhet personazh mjaft i dashur nga publiku, shkruan lajmi.net.

Einxhel po vazhdon garën e saj në BBV duke treguar karakterin e saj të fortë ani pse shpesh është kritikuar.

Brenda shtëpisë ajo krijoi edhe lidhjen e dashurisë me dj-n nga Kosova, Arbër Gumnishtën apo i njohur si Dagz, i cili po e pret jashtë tash e disa javë.

Ndërkohë Einxhel kohët e fundit ka pasur një krisje të madhe me Donaldin, e cila vendosi të tregojë një histori kur punonte bashkë me vëllezëri Veshaj.

Për ditë të tëra konkurrentët drejtuan akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit, Einxhel tregoi se ajo u përjashtua nga puna dhe nuk mori asnjë qindarkë.

Sido që të jetë e vërteta kjo histori është duke u komentuar nga gjithë ata që e ndjekin Big Brother Vip.

Mbrëmë derisa banorët pranuan disa personazhe të famshme si mysafir specaial, mes tyre ishte edhe një nga miqtë e ngushtë të Einxhel, gazetari dhe prezantuesi Flori Gjini.

Ai nuk kurseu këshillat për miken e tij, Einxhel Shkirën loja e të cilës tha se po i pëlqen shumë.

“Mos u dorëzo, vazhdo ta thuash gjithmonë të vërtetën”, shprehet Flori.