ShowBiz Einxhel mban në qafë zinxhirin me emrin e Dagz

Einxhel mban në qafë zinxhirin me emrin e Dagz

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po shijojnë romancën që nisi në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ata u takuan gjatë kohës kur ishin banorë të shtëpisë së famshme, ndërsa edhe pas përfundimit të spektaklit duket se lidhja e tyre është e fortë, madje ata janë të pandashëm.

Është Einxhel ajo që qëndron pranë partnerit të saj edhe kur ai është i angazhuar me koncerte në klube të ndryshme të natës në Shqipëri dhe Kosovës.

Foto: Einxhel Shkira/InstaStory

Kështu ndodhu edhe mbrëmjen e kaluar (4 mars), kur të dy zbuluan përmes postimeve në Instagram se po kalojnë një tjetër natë argëtuese në shoqëri të njëri-tjetrit dhe miqve të tyre.

Por, ajo që mori vëmendjen ishte një detaji i moderatores, e cila në qafë mbante një aksesor ngjyrë ari në të cilin shkruhej me shkronja të mëdha “DAGZ”.

Foto: Einxhel Shkira/InstaStory

“Mashkulli im e do zinxhirin tim”, ka shkuar Einxhel në mbishkrimin e një postimi, ndërsa nuk munguan edhe të tjera ku shihej në krahët e DJ.

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Einxhel dhe Dagz, në BB VIP u krijuan edhe dy çifte të tjera, Sarah Berisha dhe DJ PM, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, këta të fundit i dhanë fund lidhjes menjëherë pas ndaljes nga shtëpia e famshme.

Foto: Einxhel Shkira/InstaStory