Einxhel është gati për fëmijën e parë, Dagz tregon se çfarë mendon

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar. Ata zgjojnë gjithmonë kuriozitet te publiku lidhur me lidhjen e tyre të dashurisë.

Pak javë më parë, Einxhel u shpreh gjatë një interviste se e sheh veten nënë shumë shpejt. Ndërkohë, së fundmi, ka qenë Dagz, ai që e ka pranuar se e ka të ndarë mendjen për një fëmijë.

“A kemi nisur punën, apo do e bëjmë bebin. Se di zemra, Dagz e keni aty pse më pyesni mua. Ishlla po ja mbush mendjen”, u shpreh Einxhel në “Wake up”.

Ndërsa, Dagz ia priu: “Të ndarë e kam mendjen unë, prej moti”./abcnews.al