Einxhel dhe Dagz, në të njëjtin vend me ish të dashurën e Dj-it?

Einxhel dhe Dagz janë duke e shijuar lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së “BBV”.

E pothuajse secilin moment ata po e kalojnë krah njëri tjetrit, shkruan lajmi.net.

Madje ata kohën bashkë e kalojnë edhe gjatë mbrëmjeve teksa frekuentojnë vende të ndryshme.

Dje dyshja ishin në një klub të Tiranës ku duket të ketë rastisur edhe ish e dashura e Dagz, prezantuesja kosovare Ariana Berisha.

Të dyja palët kanë publikuar postime nga i njëjti vend, klubi Lost.

Nuk dihet nëse protagonistët kanë qenë në të njëjtën hapësirë, dhe nëse janë parë mes vete.

Kujtojmë se Ariana duke folur indirekt për lidhjen me Dagz, ishte shprehur se nuk merret me ato që i ka lëshuar vetë nga dora duke nënkuptuar se bëhet fjalë për kapitull të mbyllur mes tyre./Lajmi.net/