Eh Femi, more Femi! Kur ishte Naser Ziberi ministër ti ike nga Maqedonia mos të arrestojnë, sot e quan “klieministël”!

Eh Femi more Femi. Kush ishe dje, kush je sot. Kush ta vrau idealin për të cilin si student ishe i gatshëm të sakrifikohesh. U detyrove të ikësh me vite jashtë vendlindjes, që të mos arrestojë Qeveria e Naser Zyberit. E sot del para bashkëqyetarëve tu të njëjtit Naser Ziberi i thua “klieministël”. Çka ndodhi kështu ore Femi? Gjeneratë e artë ishit ju në UT. Si u verbëroi pushteti deri në këtë nivel, që përndjekësit e djeshêm sot i keni bë miq. Mos ore Femi se dinjiteti personal është mbi çdo parti. Edhe mbi veturën zyrtare si drejtor a zëvendës drejtor ku je. Kujtoj ore Femi vitet e 90ta! Kujtoje Femi aktivitetin e atëhershëm studentor që e bëje me shokë e me kolegë. Nuk të ka bë ty partia figurë, po të ka bë veprimtaria yte. Mos lejo që partia ta zhveshë dinjitetin që e ke krijuar me mund e me sakrificë. Kujt i pengonte ai aktivitet o vëllau ynë i dashur? Kiro Gligorovit i pengonte dhe Naser Zyberit, të cilit ti sot po ia hapë dyert krah më krah në Studeniçanin legjendar.
Femi mos e dëgjo partinë.
Femi dikujt i ka hije servilizmi ndaj partisë, por th jo. Dëgjoje zemrën dhe ndërgjegjen tënde. Eja këtu ku i ke shokët e idealit dhe të veprimtarisë. Aty ku je ti nuk ka mbetur më vend Femi as për ty, as për bashkëveprimtarët tu!

(Letër nga një grup intelektualësh nga Studeniçani e më gjerë drejtuar Femi Jonuzit të BDI-së.)