Egli Tako thyen heshtjen, flet për herë të parë për Gjestin: Ishte më shumë lojë

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, Egli Tako, ka folur për raportin e saj me Gjestin, gjë që tërhoqi shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality shou.

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre nuk kishte kurrë komponent romantik, por ishte një lidhje shoqërore që i ndihmonte të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.


“Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona, dhe këtë e kam shprehur gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, e kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, shpjegoi ajo.

 Foto: YouTube

Artistja shtoi se në atë periudhë, ndjenjat dhe lidhjet dukeshin më intensive se sa ishin në realitet.

“Je aty brenda 24 orë në ditë, gjërat bëhen më të ngushta dhe intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”.

Egli pranoi se për një periudhë kishte qenë vetë e përfshirë në këtë ‘deluzion’.

“Mbase edhe unë e kam përjetuar një kohë të tillë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht na bënte të qeshnim dhe kalonim mirë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”.

– YouTube  youtu.be

Duke folur për të ardhmen, ajo ishte e prerë: “Jam beqare dhe kam vendosur të mbyll kapitullin. Më vjen keq nëse i zhgënjej disa njerëz që i dua shumë, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj këtë eksperiencë si diçka të bukur dhe të mbaj mend vetëm gjërat e mira”.

Kur moderatorja e pyeti me shaka nëse e ruan ende numrin e Gjestit, përgjigjja e saj ishte e thjeshtë: “Jo, vërtet nuk e kam”.