Egli Tako sqaroi ‘dramën’ për ndjekësit, por mori edhe një kundërpërgjigje nga Fifi

Egli Tako bëri një sqarim për fansat në rrjete sociale pasi këngët me Fifin dhe DJ Gimi – O u fshinë nga YouTube.

U raportua se pati një krisje mes tyre dhe se shkak në këtë mes u bë ana financiare.

E ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 theksoi se ka qenë e ftuar në këto projekte dhe se nuk ka të drejta më shumë.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, në fund bëri të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere.

Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si ‘autogol’.

Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/Instagram