Egjipti shpall terroriste 35 organizata evropiane, në listë edhe një OJQ nga Maqedonia e Veriut

Egipti ka publikuar një listë me 35 organizata nga Evropa, të cilat i ka shpallur organizata terroriste.

Në mesin e tyre figuron edhe një organizatë joqeveritare nga Maqedonia, e quajtur Islamic Youth Association.

Sipas publikimit, kjo organizatë është e lidhur edhe me FEMYSO-n (Forumi i Organizatave Evropiane të të Rinjve dhe Studentëve Myslimanë), një rrjet evropian që përfshin organizata rinore dhe studentore myslimane.

Lajmi është publikuar më 11 nëntor nga portali SkopjeInfo, duke iu referuar një postimi në rrjetin social X.

Sqarim: Bëhet fjalë për një pretendim të publikuar në media, ndërsa shpallja nga autoritetet egjiptiane nuk nënkupton automatikisht se organizata është shpallur terroriste edhe nga institucionet evropiane apo ato të Maqedonisë./SkopjeInf