Efi pas rikthimit në “BBVA”, është komentuar shumë e gjithashtu sulmuar nga opinionistët.
Në fillim pati përplasje me Luizin dhe Efin, teksa pak ditë më pas ata u pajtuan, shkruan lajmi.net.
Gjatë një diskutimi të fundit mes tyre, Efi e ka këshilluar Luizin.
Efi i tha që ai duhet të fokusohet tek vetja dhe të mos e ndihmonte askënd më në këtë aventurë, por të synonte fitoren.
“Ti gjëja e mirë që duhet të bësh është të fokusohesh te vetja jote, mos harro qëllimin dhe lëri njerëzit e tjerë, ti do të fitosh? Fito, se kush do të jetë pas teje nuk ka rëndësi, na lërë ne që duam të mundohemi, mos u merr më të ngresh njeri, e me debate, kanë mbetur edhe pak ditë mos harro”, i tha Efi.
Ndryshe, banorët e rikthyer janë në nominim dhe njëri nga ta largohet sonte./Lajmi.net/




