Efi Dhedhes reagon pas zërave për shtatzëni

Efi Dhedhes ka reaguar pas zërave që qarkulluan në mediat online orët e fundit.

Pas publikimit të një videoje të saj në Internet, shumë njerëz nxituan të aludojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

Shkak për këtë sipas tyre u bë barku që kishte dalë pak i rrumbullakosur. Gjë për të cilin Efi thotë se është thjesht trupi i saj dhe se e do siç e ka.

Në një video të shpërndarë në Instastory, Efi shprehet:

“S’guxon robi të vë ‘içik’ bark. Direkt, je shtatzënë? Jo nuk jam shtatzënë, kam vënë bark edhe e dua barkun tim.”