Efi: Bëra ndërhyrje sepse nuk dua të më krahasojnë më me personazhe të tjera

Njëra nga ish konkurrentet e “Për’puthen”, Efi, ishte njëra nga më të komentuarat qysh nga hyrja e saj në këtë program.
Ajo u komentua shumë për ngjajshmërinë e saj me moderatoren, Bora Zemani, shkruan lajmi.net.

E së fundi, ajo ka bërë një ndërhyrje duke operuar hundën.

Në rubrikën “Trotuar” tek “E diell”, ajo pranoi se ndryshimin e ka bërë që të mos e krahasojnë me personazhet e tjera që tashmë e kanë krahasuar.

“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha Flavio Qarri, i ftuar në panelin e diskutimit.

“Prandaj bëra një ndryshim që mos më krahasojnë më”, tha Efi.