Më i miri në botë, pa asnjë cent (me parametra zero) tashmë është pjesë e Paris Saint Germain.
Fjala është për Lionel Messin, që ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, me mundësi vazhdimi edhe një tjetër.
Ai ka vendosur ta veshë fanellën me numrin 30.
Natyrisht, efekti Messi është vërejtur menjëherë.
Pasi bëri miliona ndjekës në rrjetet sociale vetëm për 24 orë, klubi do t’ia shoh hajrin edhe në shitjen e fanellave.
Në mëngjesin e së mërkurës, është parë një radhë shumë shumë e gjatë të tifozëve të Parisit, që po presin para dyqanit zyrtar dhe natyrisht dihet përse, për ta blerë fanellën e lojtarit më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi.
Messi pas pak do të prezantohet te PSG, duke filluar nga ora 11:00.