Efekti i koronavirusit: Ndotja zbret për 50 për qind në disa vende evropiane

Masat kundër koronavirusit kanë luajtur një rol në shkaktimin e rënies së ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), raporton CNN.

Nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50% në disa qytete, tha agjensia të enjten, duke theksuar se rënia përkon me “masat e rrepta të karantinës të zbatuara në të gjithë Evropën”.

Përmirësimet në cilësinë e ajrit ishin veçanërisht të qarta në Francë, Spanjë dhe Itali, të gjitha këto kanë pasur bllokime të rënda për disa javë.

Parisi pati një rënie dramatike prej 54% në përqendrimet e dioksidit të azotit kur krahasoi periudhën 13 Prill – 13 Mars me të njëjtën kohë në 2019.

Madridi, Milano dhe Roma kanë parë ulje të rreth 45%.

Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë gjerësisht nga dita në ditë për shkak të luhatjeve të emetimeve, si dhe ndryshimeve në kushtet e motit, tha agjensia gjithashtu, duke pranuar se ekziston një “ndryshueshmëri e shkaktuar nga moti”, gjë që e bën të vështirë “tërheqjen e konkluzioneve bazuar vetëm në matje ditore ose javore “.