Efekti i Declan Rice: Arsenali tani ka skuadrën më të vlefshme në botë

Transferimi i Declan Rice nga West Ham u zyrtarizua javën e kaluar me Arsenalin që bleu një nga lojtarët më të talentuar anglezë.

Me përfundimin e lëvizjes, Topçinjtë tani kanë skuadrën më të vlefshme në futbollin botëror, pasi ata kërkojnë të konkurrojnë sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Mikel Artetas.

Shifra marramendëse prej 1.21 miliard funte (1.41 miliard euro) përbëhet nga vlera e tregut të të gjithë lojtarëve të ekipit të parë në Emirates Stadium – jo nga paratë që Arsenali shpenzoi për t’i nënshkruar ata nga klubet e tjera.

Ata madje kanë përfunduar edhe para skuadrave si, Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona, Manchester City, e të tjerë.

Më poshtë mund t’i shikoni dhjetë skuadrat më të vlefshme në botë, sipas Transfermarkt.