Edona James arrin një miliard shikime në ‘TikTok’

Edona James është shikuar mbi 1 miliard herë në TikTok.

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, bëhet e para e cila arrin këtë sukses, shkruan lajmi.net.

Që nga fillimi i Big Brother VIP Kosova ajo ka arritur të ketë popullaritet të madh duke çuar numrin e “hashtags” deri në 1 miliard.

Video të ndryshme të shkëputura nga momente brenda shtëpisë kanë arritur shifra të ndryshme dhe mijëra komente duke bërë kështu që Edona të jetë njëra prej banoreve më të komentuara dhe e para që arrin këtë shifër./Lajmi.net/