Edona James është një nga banoret e Big Brother VIP Kosova 2, për të cilën diskutohet shumë brenda dhe jashtë shtëpisë.
Ajo shumë shpesh ka treguar për prejardhjen e saj nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës, si dhe ka treguar që nuk ka qenë aty që nga fëmijëria.
Gjatë bisedës me banorët ajo ka treguar se ku do ti shpenzoj paratë nëse fiton në Big Brother VIP Kosova.
“Nëse fitoj katundit kam me ia rregullu nevojtoret”, ka thënë Edona.
Për shkak të gjuhës shqipe të cilën ajo nuk mund ta flet mirë banorët kanë shpërthyer në të qeshura.




