Moderatorja e njohur Edita Doli këto ditë po i kalon pushimet me familjen e saj në Dubai.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga udhëtimi, ku shihet se familja po shijon momente të veçanta dhe mjaft relaksuese në një nga destinacionet më luksoze në botë.
Dubai, me bukuritë dhe atraksionet e tij, duket se ka qenë zgjedhja ideale për Editën dhe familjen e saj, të cilët po kalojnë çaste magjike larg angazhimeve të përditshme.





