Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Çekisë, përcjell TV21.
Rama shprehet krenar për Shqipërinë ndërkaq falënderon futbollistët e kombëtares që japin shpirtin në fushë.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË
Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon
Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij
#ForcaShqipëriVetëmPërpara“, shkroi Rama.