Edi Rama i uroi shërim të shpejtë mikut të Arkanit, kurse futbollisti kroat Shtimac i tha: Do ta vr as familjen!

Ish futbollisti serb, Sinisha Mihajlloviç, në librin e tij të fundit ka shkruar haptazi për miqësinë që ka pasur me kriminelin serb Zheljko Razhnjatoviq Arkan.
Bëhet fjalë për futbollistin të cilit kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka shkruar mesazh me urim për shërim sa më të shpejtë. Mihajlloviç ëshët futbollist serb me prejardhje nga një qytezë kroate (Borovo), e përfshirë në luftën serbo kroate në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar. Për dallim prej Ramës së brengosur, futbollisti i njohur kroat, Igor Shtimac, me një rast i ka tënë Mihajlloviqit se do të dëshironte që të vritej familja e tij.
“Në finalen e Kupës së Jugosllavisë në vitin 1990, Zvezda humbi nga Hajduku i Splitit. Para ndeshjes, në tunelin që çon kah tereni, cimeri im nga nga reprezentacioni i të rinjve Igor Shtimac, mu afrua dhe më tha: ‘E lus zotin që familja ima ta vrasë familjen tënde në Borovë”, shkuan Mihajlloviq, në një tentim për të paraqitur serbët si viktima, pa përmendur askund se ishin serbët që përgjakën mbarë ish Jugosllavinë.