Pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të vazhdueshme për projektin në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë se qeveria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga investimet e planifikuara.Në të njëjtën linjë me deklaratat e mëparshme, këtë mëngjes Rama deklaroi sërish se qeveria do të vijojë me zbatimin e projekteve për të cilat, sipas tij, ka marrë mandatin nga qytetarët.
Reagimi vjen një ditë pasi aktivistë dhe qytetarë protestuan sërish kundër investimeve të parashikuara në Zvërnec. Gjatë tubimit, protestuesit shprehën kundërshtitë e tyre ndaj zhvillimeve të planifikuara në këto zona dhe kërkuan ndalimin e tyre.Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit paralajmëruan vijimin e mobilizimit, duke njoftuar një tjetër tubim që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00.
Kosovë-Shqipëri Edi Rama i përgjigjet protestuesve- Ecim përpara me projektet tona



