Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me Gjykatën Speciale në takimin e Bordit të Paqes, duke nënvizuar se janë zhvilluar diskutime të rëndësishme me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe ekipin e tij.
“Për hir të të procesit dhe diskutimit nuk dua të flas më gjatë, po kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm edhe me Trump, edhe me njerëz nga kabineti i tij”, tha Osmani në RTV 21.
Ajo theksoi rëndësinë e këtyre kontakteve për të garantuar mbështetje ndërkombëtare dhe për të forcuar pozitën e Kosovës në çështjet ligjore dhe diplomatike që lidhen me rajonin.



