Edi Rama citon profetin Muhamed për të ulur panikun nga Coronavirusi: Përgëzoni, mos tmerroni!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një mesazh qetësuses në rrjetet sociale, në kohën kur paniku nga Coronavirusi ka arritur pikën e vlimit. Rama në facebook ka postuar një thënie të profetit Muhamed, për të qetësuar situatën, transmeton Gazeta Lajm.
“Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos tmerroni”, është porosia e shpërndarë nga kryeministri shqiptar.