“Edhe sonte ia kemi dalë mam, të dua shumë” – momenti emocionues në koncertin e Capital T

Capital T mbajti mbrëmë (e premte) një koncert madhështor në parkingun e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë.

Ai këndoi hitet e tij të njohura, të cilat i ka realizuar ndër vite, e që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Artisti i famshëm ndaloi në një moment derisa interpretonte këngën dedikuar nënës së tij, “Fjalët e Nënës”.

Foto: Screenshot/Instagram

31 vjeçari iu drejtua të ëmës, e cila po e shikonte nga një kënd i skenës me fjalët: “Edhe sonte ia kemi dalë mam, të dua shumë”.

Këngën, të cilën ia kushtoi nënës, Kapo e lansoi më 13 nëntor të vitit 2020 – si shenjë falënderimi për gjithë sakrificat që ka bërë për të.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, Trim Ademi (emri i vërtetë) dhuroi spekaktël përpara një turme të madhe me mënyrën e organizimit dhe paraqitjen skenike.

I ftuar special për të performuar në koncert ishte edhe ylli ndërkombëtar, Akon.