Edhe pse shumë e re në moshë, motra e Adelina Tahirit e bën këtë ndërhyrje

Diana Tahiri, motra e këngëtares Adelina Tahiri, edhe pse ende shumë e re në moshë, ka nisur të bëjë ndërhyrje estetike në fytyrë.

Së fundmi është vërejtur se ajo ka fryrë buzët, një ndryshim që shihet qartë në paraqitjet e saj të fundit.

Ndryshimi në pamje ka tërhequr vëmendje, duke qenë se Diana ka qenë gjithmonë e njohur për një pamje natyrale, shkruan “Kosovarja”.

Diana Tahiri ka qenë e lidhur me muzikën që në fëmijëri, pasi dikur ka kënduar. Megjithatë, ajo nuk është më aktive në këtë fushë dhe aktualisht nuk merret me muzikë.