Shkruan: Muhamer Pajaziti
Ndodhi ngjarja e Kumanovës, hetimet vazhdojnë, u dogjën të gjallë qytetarët tanë në Spitalin modular në Tetovë, hetimet vazhdojnë, ndodhi tragjedia e rëndë në Bullgari hetimet vazhdojnë, tani ndodhi edhe superskandali “Zhan Mitrev” ku pacientët u trajtuan si minj laboratori, hetimet vazhdojnë…
Sa e sa ngjarje tragjike e humbje njerëzore, e hetimet nuk perfundojnë kurr…
Nuk përfundojnë sepse do dalin në pah keqpërdorimet, korrupsioni e kriminaliteti i një kaste politikanësh që u ngjasojnë vrasësve gjakftohtë.
Ky është tipik kriminalitet i jakës së bardhë.
Kështu është i gjithë Ballkani, pa sistem të funksionimit shtetëror, pa drejësi, me shërbime skandaloze që nuk plotësojnë asnjë standard…