Rajon-Botë Edhe një tjetër administrator i linjës ajore ruse largohet nga Rusia

Edhe një tjetër administrator i linjës ajore ruse largohet nga Rusia

Një nënkryetar i transportuesit kryesor të Rusisë, Aeroflot thotë se ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi.

Andrei Panov, zëvendësdrejtori i Aeroflot përgjegjës për marketingun, shkroi në Facebook se “jeta e vjetër ka marrë fund”.

Në fillim të këtij muaji, mediat ruse raportuan se CEO i Aeroflot, Mikhail Poluboyarinov gjithashtu u largua nga vendi, raporton euronews.

Aeroflot është goditur keq nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Aleatët perëndimorë kanë ndaluar aeroplanët e Aeroflot nga qielli i tyre dhe kanë ndaluar furnizimin me pjesë këmbimi, ndër masat e tjera të marra kundër linjës ajrore.