Edhe një mandat, Marko Bislimovski mbetet kryetar i KRRE-së

Në vazhdimin e sotëm të seancës së 120-të të Kuvendit, Marko Bislimoski mori mbështetje nga deputetët për mandatin e dytë për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Uji dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale. Anëtarë të këtij trupi janë zgjedhur, Aleksandar Çabotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema.