Në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftohet për një rast tragjik, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar, transmeton TV21.
Ai humbi jetën pasi humbi kontrollin e makinës teksa ishte duke lëvizur në vendin e quajtur Bozishtë – Llubancë
“Më 10.07.2024 rreth orës 10.00 në SPB Shkup, Gj.T.(50)nga fshati Lubancë e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 07:00 në vendin e quajtur Bozishtë të Shkupit, biri i tij D.T.(18) me automjet ka fluturuar nga rruga malore, pas çfarë ka vdekur. Nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”, qëndron mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Shtojnë se është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar për t’iu nënshtruar obduksionit.
Kujtojmë se para 6 ditësh iu dha lamtumira e fundit edhe një 17-vjeçari nga Kërçova, i cili vdiq pas një aksidenti me motoçikletë./TV21