Prokuroria Themelore në Strugë ka ngritur propozim akuzë kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Siç njoftojnë nga Prokuroria, Merko në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022, ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij dhe ka lidhur marrëveshje për instalimin e ndriçimit në një pjesë të shtratit të Drinit të Zi, por pa siguruar pëlqimin nga Ministria për Ambient Jetësor.
Kompania e zgjedhur ka instaluar ndriçim nga 900 metra nga të dyja anët e lumit, por gjatë procesit, Prokuroria ka realizuar ekspertizë me çka armaturat e ndriçimit kanë ndikuar negativisht në rrjedhjen e ujit, morfologjinë e tokës në lum dhe sistemit hidrobiologjik. Për të gjitha këto, një kompanie nga fshati Misllodezhdë i janë paguar 6,7 milion denarë me çka është dëmtuar buxheti i komunës së Strugës.